Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Butrint Imeri – dy klipe, një modele!

Butrint Imeri – dy klipe, një modele!
October 21
19:46 2016

Na duhet ta pranojmë që ky vit ka qenë i suksesshëm për këngëtarin e ri Butrint Imeri. Ai ka publikuar një sërë këngësh që janë kthyer në hite, si “E jona” apo “Delicious”, bashkëpunimi me këngëtaren me origjinë shqiptare Eleni Foureira. Por ditën e sotme jemi njohur edhe projektin e tij më të ri “Papa”, bashkëpunim me reperin Elinel.

Këtë herë nuk do të merremi me këngën, por do të “zbërthejmë” klipin, në të cilin na ka bërë përshtypje modelja që shfaqet në skenat e tij.

Vajza nuk është e panjohur për ne pasi atë e kemi parë edhe në videoklipin e mëparshëm të Butrintit, “E jona”.

E dimë që do pyesni “pse?”, andaj edhe për këtë e kemi një përgjigje.

Burime pranë këngëtarit kanë thënë për Blitz.al se kjo është zgjedhja e tij, pra jo një koincidencë. 20-vjeçari ka preferuar ta ketë edhe një herë modelen pjesë të projektit të tij të ri.

Ky fakt nuk e zbeh aspak këngën, përkundrazi bukuroshja e klipit e zbukuron më tepër atë. /Blitz.al/

Klipi i fundit

Klipi i parafundit

 

Komento
Shperndaje