Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Burime pranë Angelina Jolie tregojnë se vendimi për ndarjen s’ka qenë aspak i lehtë…

Burime pranë Angelina Jolie tregojnë se vendimi për ndarjen s’ka qenë aspak i lehtë…
September 23
10:31 2016

Angelina Jolie dhe Brad Pitt mund të kenë pasur historinë më romantike të dashurisë, nëse e shohim si spektator i jashtëm, por brenda dyerve të shtëpisë së tyre duket se divorci ka qenë një opsion edhe më herët sesa ndodhi. Pas muajsh të tërë debatesh e tensionesh, Jolie mori përsipër të kërkojë divorcin zyrtarisht.

“Gjërat krijohen me kohën, nuk është diçka që ndodh sa hap e mbyll sytë”, – ka thënë një burim shumë pranë aktores për “PEOPLE”. “Ajo e ka dashuruar këtë burrë për shumë vite dhe divorci nuk është një tekë e momentit për të”,-k a thënë i njëjti burim.

Ndërkohë që një burim tjetër pranë Brad Pitt është rrëfyer: “Ishte e sigurt që do të vinte kjo pikë. Marrëdhënia e tyre ka qenë e vështirë për një kohë të konsiderueshme…”.

Këto burime kanë thënë se Jolie kërkonte të ndahej më parë, por Pitt i është lutur ta shohin edhe një herë më mirë marrëdhënien e tyre, ndaj dhe ata vazhduan lidhjen e tyre deri tani.

Të afërm të Pitt dhe Jolie pranojnë gjithsesi se ata të dy vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin, edhe pse kanë gjetur një zgjidhje për të qenë më në paqe. Ata kanë gjashtë fëmijë së bashku dhe në një mënyrë ose tjetër do të jenë gjithnjë të lidhur…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje