Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Buqeta e luleve të Elia Zaharias ka një sekret, çdo lule me nga një kuptim!

Buqeta e luleve të Elia Zaharias ka një sekret, çdo lule me nga një kuptim!
October 08
10:55 2016

Është pritur me mjaft kuriozitet kurorëzimi në martesë i lidhjes së dashurisë mes Elia Zaharias dhe Princit Leka II. Një nga detajet më të rëndësishme të kësaj dasme duket se është pikërisht buqeta e luleve që do të mbajë Elia gjatë celebrimit. Sipas burimeve të “Revista Class”, çdo lule që do të vendoset në buqetë do të ketë nga një mesazh specifik.

Më poshtë gjenden kuptimet, sipas floristes Frida Banushi, për “Revista Class”:

Trëndafili i bardhë –  Mbretëresha Geraldinë thirrej “Trëndafili i bardhë” i Budapestit dhe tregon dashuri, lumturi dhe bukuri.

Lilly of Valley – Një lloj zymbyli, është lulja që përdoret nga të gjitha princeshat dhe shpreh besimin e plotë.

Daizy, lulja e deles – Lulja e preferuar e mamasë dhe e fëmijërisë së Elias.

Gardenia – Përfaqëson dëlirësi, pastërti.

Callas – Përfaqëson bukuri madhështore.

Tulipan – Dashuri perfekte.

Bouvardia – Thjeshtësi, elegancë.

“Ngjyrat do të jenë pastel, e bardhë, rozë, perlë, pjeshkë, pana, ndërsa stili elegant, i thjeshtë dhe romantik, gjithçka sipas natyrës së vetë çiftit…”, – ka thënë floristja për “Revista Class”.

 

Shperndaje