Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bukuroshja shqiptare ka guximin ta thotë hapur: “Sapo flirtova me banakierin…”

Bukuroshja shqiptare ka guximin ta thotë hapur: “Sapo flirtova me banakierin…”
July 20
09:47 2017

Adela Lami është një nga balerinat më simpatike shqiptare. Ajo ka qenë ndër të preferuarat e spektaklit “Dancing With The Stars” e ka kërcyer me disa nga çunat më të njohur të showbizz-it, si Young Zerka dhe Amos Zaharia. Prej kohësh Adela është zhvendosur në Amerikë, ku është duke punuar për të shkëlqyer akoma edhe më shumë në profesionin e saj.

Këtë muaj, ajo ka ardhur në Shqipëri, duke përmbyllur kështu studimet me diplomimin në  Shkenca Politike. Në pamje të parë sapo e sheh Adelën, të jep përshtypjen e një vajze me sharm, elegante, cilësi këto që ia jep edhe qëndrimi i saj i fituar nga profesioni si balerinë. Por për të gjithë ata që nuk e njohin mjaftueshëm, Adela është gjithashtu shumë tip.

Ditën e djeshme, ajo ka qenë në një nga kafenetë e Tiranës dhe ka bërë një nga gjërat që shumë vajza bëjnë zakonisht, por që vetëm pak kanë guximin ta pranojnë: ka flirtuar me banakierin. Vetë balerina ka postuar një foto në Instastory ku shfaqet mjaft seksi, me një qëndrim intrigues përballë banakut e duke parë banakierin, të cilin ne nuk e shohim dot.

“Kur flirton me banakierin”, – shkruan Adela krah fotos.

Të gjitha do të donim të dukeshim kështu si Adela kur flirtojmë, jo vetëm me banakierin por me të gjithë./Blitz.al/

Shperndaje