Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk do ta besoni se sa tasa me ashure ka ngrënë Fiori e “Fiks fare”!

Nuk do ta besoni se sa tasa me ashure ka ngrënë Fiori e “Fiks fare”!
March 23
14:22 2016

Të shumta kanë qenë urimet për festën e  Sulltan Novruzit, një festë e dashur për të gjithë bektashinjtë. Përveç byrekut me lekë, tek i cili të gjithë e kërkojmë shansin, 22 marsi njihet edhe si dita e ashures. Gruri, një simbolikë e mbarësisë, në një ditë të caktuar si fillimi i stinës pranverore, e ka tërhequr dhe Fiorin e “Fiks fare”, e cila ka uruar ndjekësit e saj bektashinj dhe ka ndarë me ta momentin e saj të nepsit.

Nuk kuptuat gjë? Shihni foton më mirë sepse Fiorit nuk i mjafton vetëm një, por ka shtatë tasa të mbushur përplot me ëmbëlsirën tradicionale. Eh, sa e dashka ashuren Fiori!  Ende pa mbaruar të parin ia ka vënë syrin tasit të dytë!

 

“Nuk e di nëse festa e Sulltan Novruzit përkon edhe me ditën e ashures, por ne e përgatitëm.

Gëzuar të gjithë besimtarëve bektashinj!” – ka shkruar Fiori në llogarinë e saj të Facebook-ut.

Pyesim veten, sa tasa mund të fshihen pas kamerës?

Komento
Etiketimet
Shperndaje