Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bujar Qamili qejfli femrash: Jam shumë i kënaqur me gruan por çfarë kam dashur të bëj, e kam bërë!

Bujar Qamili qejfli femrash: Jam shumë i kënaqur me gruan por çfarë kam dashur të bëj, e kam bërë!
May 20
16:43 2018

Këtë javë Bujar Qamili ka qenë i ftuari i Aulonës dhe Fatmës në emisionin “Thumb” .

Këngëtari i njohur ka rrëfyer detaje nga karriera e tij 40 vjeçare por edhe marrëdhëniet e tij me pjesëtarët e familjes. Dy moderatoret e kanë pyetur për marrëdhënien e tij me gratë e tjera kolege dhe si regaon bashkëshortja e tij, a bëhet xheloze që ai shpesh mungon për ditë të tëra në familje?

“Jam qejfi pas femrave. Kush është ai i marrë që s’është. Gruaja nuk bëhet xheloze kurrë. Madje kur shohim ndonjë film bashkë në darkë më thotë :Shihe shihe, se qenka e bukur. As unë s’jam xheloz. Përkundrazi edhe po pëlqeu i them: Ah të marrsha të keqen moj grua çfarë gusto paske.

Jam shumë i kënaqur me gruan por çfarë kam dashur të bëj, e kam bërë! “,- ka thënë Bujari me humor duke u shprehur se nuk është penduar aspak që është martuar i ri. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje