Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bujar Qamili fans i Encës, e komplimenton në emision!

Bujar Qamili fans i Encës, e komplimenton në emision!
May 20
13:11 2018

Shpesh këngëtarët me një karrierë të gjatë në muzikën shqiptare shprehen se nuk i njohin të rinjtë ama Bujar Qamili nuk është një prej tyre.

I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” këngëtar i mirënjohur është shprehur se ka dëgjuar për Noizy-n dhe koncertet e shumta që ai mban ama komplimentat i ka rezervuar për dikë tjetër: Encën!

“Noizy dhe Stresi kanë koncertet e tyre bëjnë shumë i kam dëgjuar. Kam parë njëherë një vajzë të bukur unë, Enca.

Oh sa e bukur që ishte! Sa më ka pëlqyer. Bëra një koncert me të në Itali. Kishe qejf ta shihje.”,- është shprehur Bujari.

Epo Enca paska një fans dhe jo nga këta fansat e zakonshëm të saj por vetë Bujar Qamilin!/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje