Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bryan Adams anulon koncertin për shkak të ligjit anti-LGBT

Bryan Adams anulon koncertin për shkak të ligjit anti-LGBT
April 12
17:11 2016

Ylli i muzikës pop, Bryan Adams, nuk do të mund të mbajë koncertin e programuar në Misisipi këtë të enjte.
Koncerti do të zhvillohej më 14 prill, por këngëtari kanadez është shprehur se nuk mund të promovojë muzikë me ndërgjegje të pastër pas kalimit të projektligjit anti-LGBT javën.
Në llogarinë e tij në Facebook ai ka sqaruar për fansat: “Unë nuk mund të performoj me ndërgjegje të pastër në një shtet ku disa njerëzve po u mohohen të drejtat e tyre civile për shkak të orientimit seksual.
Prandaj unë po e anuloj koncertin tim të 14 prillit në Koliseumin bregdetar në Misisipi. Duke përdorur zërin tim unë solidarizohem me të gjithë miqtë e mi LGBT për shfuqizimin e këtij projektligji tejet diskriminues. Shpresojmë që Misisipi ta korrigjojë veten dhe unë mund të kthehem të performoj për të gjithë fansat e mi. Mezi po e pres atë ditë”.
Këngëtarit i është dukur i pakonceptueshëm diskriminimi shtetëror që u bëhet këtyre njerëzve duke u bashkuar kështu në kauzën e tyre.
E njëjta situatë ka ndodhur dhe pak ditë më parë me Bruce Springsteen, i cili ka anuluar shfaqjen në Karolinën e Veriut për shkak të ligjit që ndalon njerëzit transgjinorë të përdoron banjat  sipas zgjedhjes së tyre.

Komento
Shperndaje