Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bruno Mars publikon albumin e parë në 4 vjet

Bruno Mars publikon albumin e parë në 4 vjet
October 07
11:57 2016

Bruno Mars ka publikuar albumin e tij të parë në 4 vjet dhe është gati për t’u ngjitur shumë lart. Këngëtari mbrëmjen e së enjtes ka vendosur t’u tregojë fansave videoklipin e këngës “24k Magic”.

“24k Magic” është një këngë plot humor  e cila do t’ju mbetet gjatë në mendje. Ajo është një përzierje e ndjenjave në vitet ’70 dhe ’90 dhe ka një muzikë që mund t’ju fiksohet lehtësisht.

Bruno Mars e ka realizuar videoklipin në Las Vegas me miqtë e tij dhe në një pjesë të tekstit thotë: “Unë jam një njeri i rrezikshëm me disa para në xhepin tim”.

Ky mund të quhet si kapitulli i tretë për Bruno Mars dhe është e sigurt që “24K Magic” do të ketë shumë sukses./Blitz.al/

Shperndaje