Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brunia seksi e klipit “Fade” të Kanye West: Kam këtë trup falë kërcimit

Brunia seksi e klipit “Fade” të Kanye West: Kam këtë trup falë kërcimit
August 30
14:02 2016

Një ditë më parë, në MTV Video Music Awards, Kaney West, pati kohën e tij për të thënë gjithë çfarë dëshironte. Pas një fjalimi prej katër minutash të mbushur me batuta nga më të ndryshmet, ai lançoi videon e re me titull “Fade” me pjesëmarrjen e  Teyana Taylor. Teyana shfaqej seksi dhe sensuale në klip. Në një intervistë për “Vogue” ajo ka shpjeguar se si u përfshi në rol dhe ndjesitë pas publikimit.

“Kam qenë shumë nervoze saqë nuk e mbaja dot celularin në duar pasi më dridheshin duart. Jam pjesë e kësaj industrie për një kohë të gjatë, por tani ndihem sikur historia ime, gjithçka kam përjetuar, e bën këtë moment shumë të veçantë.

Koreografi i Jae Blaze është shprehur për Kanye se ai është një gjeni krijues.”Kur ai erdhi më takoi më rrëfeu se e pëlqente këtë lëvizje, por dëshironte të kishte diçka shtesë. Ai kishte një ide të vetën, por ne duhej ta konkretizonim nëpërmjet Teyana-s. Teyana është një “bishë” dhe i dha pikërisht atë që ai dëshironte”,- është shprehur koreografi Blaze.

Të gjithë mbetën të mrekulluar nga format trupore të Taylor. Për më shumë ajo ka pohuar se këtë trup nuk e ka nga dietat strikte apo të ushtruarit në palestër, por nga kërcimi. “Kërcimi vetë është një mënyrë të ushtruari për mua, edhe pse është pak i nënvlerësuar”,- ka shtuar ajo./Blitz.al/

Komento
Shperndaje