Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Britney Spears tregon arsyen se pse ishte nervoze në performancën e VMA-së

Britney Spears tregon arsyen se pse ishte nervoze në performancën e VMA-së
September 02
12:28 2016

Britney Spears ka qenë një ikonë pop-i për 20 vjet, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk bëhet nervoze para disa shfaqjeve të caktuara. Spears ka thënë se performanca në  VMA e ka bërë gjithmonë nervoze.

“Mendoj se diçka nuk shkon në VMA. Nuk mund ta shpjegoj se  çfarë, por  është si një shkëndijë elektrike”,- ka thënë këngëtarja.

Edhe pse ishte hera e 6-të që Britney performonte në VMA, ajo përsëri bëhet nervoze dhe thotë se është një përvojë torturuese.

Në të kaluarën, Spears ka pasur një gjarpër gjigant rreth qafës dhe ka bërë striptizëm, e gjitha kjo për një shfaqje më të mirë në VMA. Ndoshta nervozizmi i Spears lidhet pikërisht me këto performanca./Blitz.al/

Komento
Shperndaje