Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Britney Spears: Të famshmit, të prirur ndaj takimeve të sikletshme në çift

Britney Spears: Të famshmit, të prirur ndaj takimeve të sikletshme në çift
September 01
16:41 2016

Britney Spears ka zhvilluar një intervistë për botimin e muajit tetor me revistën “Maria Claire”, ku ka thënë se njerëzit e famshëm janë të prirur ndaj eksperiencave të këqija në takimet në çift.

“Më ka ndodhur të kem përjetuar një takim në çift me të vërtetë të sikletshëm. Prej vitesh beqare dola në takim me një djalë që më pëlqente. Në fillim isha në ankth dhe e shqetësuar se mos ai nuk më pëlqente. Në mbrëmje u peshova dhe kisha humbur kile”.

“Ne shkuam në kinema, por që në momentin e parë e kuptova që nuk po ecte. Ishte e sikletshme të prisje deri në fund. Pas filmit shkova në shtëpi dhe me kaq mbaroi. Ai thjesht nuk ishte për mua. Më pëlqente, ai e dinte këtë por nuk ndjente të njëjtën gjë. Kjo i ndodh gjithkujt dhe të jesh i famshëm nuk përbën ndryshim”.

Romanca e fundit e këngëtares ka qenë ajo me producentin Charlie Ebersol, një lidhje që zgjati tetë muaj, deri në qershor të vitit 2015.

Meshkujt vijnë e ikin, por dy më të rëndësishmit mbeten në jetën e saj, Sean Presto dhe Jayden James, dy djemtë e saj nga lidhja me Kevin Federline.

“Të jesh nënë e dy djemve më ka bërë të pranoj më shumë veten kështu si jam. Jam nëna e tyre, çfarëdo që të ndodhë”,- ka shtuar Britney./Blitz.al/

Shperndaje