Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Britney Spears për Justin Bieber: Kush është ky fëmijë?

Britney Spears për Justin Bieber: Kush është ky fëmijë?
August 25
14:23 2016

Britney Spears në funksion të promovimit të albumit të saj më të ri me titull “Glory” ka zhvilluar  të mërkurën një intervistë me Radio 1. Një nga pyetjet e moderatorit Scott Mills ishte nëse mes saj dhe Justin Bieber do të ketë një bashkëpunim në të ardhmen. Në përgjigje të këtyre aludimeve nga ana e gazetarëve Britney ka treguar se kjo nuk është e vërtetë.

“Jo nuk ka diçka të vërtetë në këtë çështje.  E takova për herë të parë në Femme Fatale tre vite më parë. Ai ishte në të njëjtin hotel me mua dhe ishte si një fëmijë. Thënë më qartë dukej si 13 vjeç por ishte 16. Unë mendova: Kush është ky djalë në dhomën time të hotelit?  Mamaja e tij vazhdonte të pyeste nëse kishte  vend bosh në atë pjesë të hotelit. Unë ndërkohë që pyesja asistentin tim se kush janë këta njerëz. Ai mu kthye duke i prezantuar si Justin Bieber dhe mamaja e tij. Nuk mund ta besoja. ”

“Ai është shumë i thjeshtë,  djalë i mirë dhe i bukur “- është shprehur këngëtarja./Blitz.al/

Komento
Shperndaje