Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Britney Spears: Nuk kam nevojë për një mashkull për të qenë e lumtur…

Britney Spears: Nuk kam nevojë për një mashkull për të qenë e lumtur…
October 01
14:42 2016

Britney Spears ka qenë e ftuar në “The Jonathan Show” dhe ka dhënë një spektakël të vërtetë. Gjatë intervistës, ajo është shprehur se nuk ka nevojë për prezencën e një mashkulli në jetën e saj për të qenë gazmore dhe e lumtur. Spears ka rrëfyer se nëse një ditë do të dalë me dikë, ka disa pretendime: “Unë dua dikë që të jetë i bukur në përgjithësi, thjesht një djalë të këndshëm. Në fakt, nuk jam duke kërkuar për një mashkull tani. Jam e lumtur me veten time. Jam larg festave të çmendura ku konsumohen droga të ndryshme”.
Të gjithë e kanë dëgjuar se si këndon Britney, mirëpo këtë herë asaj i është dashur të kalojë sfidën e heliumit. Moderatori i kërkoi të këndonte një pjesë të këngës nën influencën e heliumit dhe Britney zgjodhi “Shake it of” të Taylor Swift. Ndiqni videon dhe shihni performancën e këngëtares./Blitz.al/

\

Shperndaje