Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Britney Spears në ndihmë të viktimave nga përmbytjet në Luiziana

Britney Spears në ndihmë të viktimave nga përmbytjet në Luiziana
August 23
12:14 2016

Britney Spears ka bashkëpunuar me ekipin e Kruqit të Kuq për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve në Luiziana.

Këngëtarja ka vendosur ti vijë në ndihmë vendit të saj në këtë mënyrë. Të hënën ajo ka postuar në rrjete sociale nismën e saj të bamirësisë se do të bashkohet me Kryqin e Kuq dhe një faqe internet financuese  për të mbledhur sa më shumë të ardhura të ndihmë të të prekurve nga përmbytjet e fundit në Luiziana.

“Unë jam bashkuar me Kruqin e Kuq dhe  Crow Drise  për të mbledhur fonde për viktimat e përmbytjeve të tmerrshme që ndodhën në shtetin tim, Luiziana”- ka shkruar Spears në Twitter.

Javët e fundit Luiziana është shkatërruar nga përmbytjet dhe guvernatori i shtetit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend deri më 10 shtator. Si pasojë e motit të keq kanë humbur jetën 13 njerëz.  “Shiu vazhdon të bjerë në zonat që tashmë janë dëmtuar. Dukeqënëse këto janë përmbytje rekord  nuk e dimë se sa do të përhapet uji në këto vende.- është shprehur  guverantori në një konferencë për shtyp.”/Blitz.al/

Komento
Shperndaje