Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Britney Spears, “mblesëri” me Taylor Lautner?

Britney Spears, “mblesëri” me Taylor Lautner?
September 26
16:38 2016

Përveçse ishte një nga performueset më të përfolura të iHeartRadio Music Festival, Britney Spears ishte edhe objekti kryesor i bisedës së aktorëve të serialit “Scream Queens”, John Stamos dhe Taylor Lautner.

Dy aktorët, në një bisedë me Billboard, kanë treguar një histori tepër interesante lidhur me yllin e “Twilight Saga” dhe Britney Spears.

“Britney u përpoq një herë t’i rregullonte Taylor-it motrën e saj”, – ka treguar Stamos. Ndërkohë, Lautner është shpjeguar duke thënë se ka ndodhur kohë më parë. “Ka ndodhur kohë më parë dhe nuk dolëm fare bashkë”, – ka thënë duke qeshur aktori.

Jamie Lynn Spears është tashmë e martuar dhe nënë e një vajze, Maddie, si dhe ka vazhduar karrierën e saj si këngëtare kauntri. /Blitz.al/

Shperndaje