Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Britney Spears: I kam dhënë fund me meshkujt

August 26
13:37 2016

Këtë javë e ftuar speciale në një nga emisionet më të ndjekura amerikane “Carpool Karaoke” me moderatorin James Cordon, ka qenë këngëtarja Britney Spears.

Kjo puntatë është regjistruar si gjithnjë në të njëjtën formulë, brenda një makine por i përshtatur për personazhin. Moderatori është shfaqur i veshur si një “studente” njësoj si Britney në  klipin “One more time”. Gjatë intervistës Britney ka treguar më shumë rreth jetës së saj personale duke u shprehur se dëshiron të ketë dhe tre fëmijë të tjerë por i ka dhënë fund marrëdhënies me meshkujt.

E pyetur nga moderatori se çfarë ajo kërkon tek mashkulli që do të hyjë në jetën e saj këngëtarja është përgjigjur: “Nuk do të lidhem më, thjesht i kam dhënë fund.  Mund ti puth por kurrë më nuk do të martohem pasi nuk besoj më tek martesa. “/Blitz.al/

Shperndaje