Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Britney Spears harron problemet, rikrijon skenën e “Titanic” me të dashurin në jaht

Britney Spears harron problemet, rikrijon skenën e “Titanic” me të dashurin në jaht
June 10
19:35 2019

Britney Spears ka pasur një periudhë mjaft të vështirë, që nga problemet e shëndetit të të atit, hyrjes së saj në një klinikë psikiatrie, dhe deri te mosmarrëveshjet me ish-menaxherin e saj.

Por ylli i popit duket sikur po i lë problemet e saj pas, pasi është fotografuar këtë fundjavë me të dashurin Sam Asghari në Miami, më e qeshur se kurrë.

Çifti u panë shumë të lumtur në shoqërinë e njëri tjetrit, madje duke u përpjekur të rikrijonin në jaht skenën e famshme të filmit “Titanic”, ku Jack dhe Rose hapin krahët.

Para disa javësh, Britney  postoi një video në llogarinë e saj në Instagram, ku tregonte situatën e vështirë që po kalonte, për shkak të mosmarrëveshjeve me ish-menaxherin e saj:

“Ka thashetheme, kërcënime me vdekje që kanë ardhur në adresën e familjes time dhe kaq shumë gjëra të pavërteta që janë thënë. Po përpiqem që të marr një moment për veten time, por gjithçka që po ndodh po e bën këtë situatë të vështirë për mua. Mos besoni gjithçka që lexoni apo që ju thuhet.

Ndoshta nuk e dini këtë për mua, por jam e fortë dhe e ngrej zërin për çdo gjë që dua! Dashuria juaj dhe përkushtimi ndaj meje është i mrekullueshëm, por ajo që dua tani është pak privatësi që të përballem me vështirësitë që më kanë dalë përpara. Nëse mund ta bëni këtë, do ju jem përjetë mirënjohëse. Ju dua!

/Blitz.al/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Daily Mail (@dailymail) on


Komento
Shperndaje