Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Britney Spears çon në gjyq revistën e njohur

Britney Spears çon në gjyq revistën e njohur
September 07
16:34 2016

Skuadra e Britney Spears po përgatitet të hedhë në gjyq revistën “In Touch” për deformim dhe mashtrim të publikut, lidhur me një artikull që kjo revistë publikoi pas performancës së Britney-t në VMA.

TMZ ka deklaruar ditën e sotme se avokatët e këngëtares i kanë dërguar një paralajmërim redaksisë së “In Touch” për të fshirë shkrimin, ku thuhej se Britney po fliste dhe po qeshte me veten gjatë performancës e tentonte të përdorte theks britanik.

Burime për TMZ-në kanë thënë se Spears është “e ngopur” me histori të trilluara nga mediat dhe ka ardhur koha që të marrë masa për këtë çështje.

Numri i ri i revistës “In Touch” del mbrëmjen e sotme, por nuk e dimë nëse do t’u përgjigjet akuzave nga këngëtarja e “Oops!… I Did It Again”. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje