Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brenda festës së fejesës së Floriana Garos. Pas të dashurit na prezanton edhe kunatën

Brenda festës së fejesës së Floriana Garos. Pas të dashurit na prezanton edhe kunatën
June 19
10:06 2017

Lajmi se Floriana Garo u fejua mori menjëherë vëmendjen e portaleve, kjo më së shumti se moderatorja nuk e kishte shprehur diçka të tillë më parë dhe madje e mohonte vazhdimisht të kishte një lidhje dashurie.

Megjithatë, është e kuptueshme sepse pas bujës së madhe që bëri ndarja e saj nga një lidhje shumëvjeçare me Tedi Ngjelën, me siguri Floriana ka dashur ta prezantojë partnerin e saj në një moment kur ajo të ishte e sigurt dhe kështu ka bërë.

Vetëm pak orë më parë, Floriana ka postuar një foto se si është veshur ditën e fejesës dhe një tjetër me kunatën e saj, nusen e vëllait.

Moderatorja e “Jo vetëm modë” është shfaqur shumë e lumtur në këto foto, çka na lë të kuptojmë se ka gjetur dashurinë e jetës. /Blitz.al/

Shperndaje