Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

#BratzChallenge është sfida që po çmend botën ama kjo shqiptare e ka bërë para shumë vitesh

February 13
15:55 2019

Një tjetër sfidë po çmend rrjetin dhe  ka në qendër manovrat e make-upit.

Qëllimi kryesor  është rikrijimi ikonik i kukullave të famshme “Bratz”  dhe publikimi i fotove  në Instagram nën hashtagun  #BratzChallenge. Artistët me ndikim por edhe të talentuarit e make-up po tregojnë aftësitë e tyre më të mira duke u shndërruar në Yasmin, Cloe, Jade dhe Sasha, të mbushura me buzë të mëdha, me shkëlqim dhe sytë e ekzagjeruar në grim. Por le të themi se ne e kishim një shqiptare që i ka paraprirë kësaj sfide, e madje e ka bërë këtë gjë shumë kohë më parë se i gjithë rrjeti të çmendej pas “Bratz”.

Jemi duke folur për Uindi Haxhian, motrën e këngëtares së njohur Enca Haxhai. Uindi ka qenë gjithnjë shumë e fiksuar dhe e çmendur pas kukullave “Bratz” dhe këtë gjë e paraqeste edhe në look-un e saj.

 

Nëse e keni vëne re, Uindi gjatë gjithë kohës grimohet ndryshe, njësoj si kukullat Bratz. Pra le të themi se ndërkohë që e gjithë bota po provon sfidën e shndërrimit, Uindi ka më shumë se një vit që e bën këtë gjë. Çmenduria ndaj Bratz shkon deri aty sa madje Uindi edhe biznesit të saj i ka vënë këtë emër.

 

Komento
Shperndaje