Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bradley Cooper dhe Irina Shayk më të emocionuar se kurrë për fëmijën e tyre

Bradley Cooper dhe Irina Shayk më të emocionuar se kurrë për fëmijën e tyre
January 27
15:35 2017

Aktori i njohur amerikan Bradley Cooper dhe bashkëshortja e tij, Irina Shayk, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, gjinia e të cilit është preferuar të qëndrojë sekret.

Lajmi për këtë shtatzëni u bë i ditur në nëntor, pak javë para sfilatës së Victoria’s Secret Show. Më vonë, në dhjetor Irina u pa me një unazë fejese në dorë, duke dhënë idenë se ata po finalizojnë marrëdhënien e tyre.

Duket se gjithë kjo dashuri ka ndikuar edhe tek aktori, i cili sipas burimeve për E! News është bërë më i ndjeshëm, më i përgjegjshëm, më i dashur, më i pjekur dhe më i kujdesshëm.

“Brad është bërë më i ndjeshëm pasi pa fëmijën në ekografi. Madje ai u emocionua kur e pa për herë të parë”, – kanë treguar burimet pranë çiftit për tabloidin e njohur.

Bebja pritet të vijë në jetë në maj të këtij viti, duke finalizuar kështu lidhjen e tyre që prej 2015-s. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje