Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brad Pitt thyen heshtjen pas divorcit! Kjo është deklarata e plotë e tij…

Brad Pitt thyen heshtjen pas divorcit! Kjo është deklarata e plotë e tij…
September 21
09:49 2016

Edhe pse në fillim nuk pati asnjë reagim të aktorit Pitt në lidhje me të gjitha lajmet që po qarkullonin, ai ka vendosur të thyejë heshtjen duke folur për “PEOPLE”.

“Ajo çka ka rëndësi tani është që fëmijët tonë të jenë mirë. Jam shumë i mërzitur nga e gjithë kjo, por ajo që ka realisht vlerë është që fëmijët tanë të mos kenë asnjë efekt negativ prej këtyre fjalëve. Do t’u lutesha edhe mediave që të respektonin të gjithë kohën që u duhet fëmijëve për të kuptuar gjithçka”, – ka qenë deklarata e plotë e tij.

Ndërkohë, Jolie ka thënë se nuk dëshiron të flasë më tepër lidhur me divorcin në këto momente, sepse të gjithë familjes, sipas saj, i duhet kohë për të diskutuar gjithçka dhe kjo kohë duhet të jetë private, pa fokusin e paparacëve dhe mediave. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje