Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brad Pitt pranon që Angelina Jolie të marrë fëmijët, ja cila është arsyeja

Brad Pitt pranon që Angelina Jolie të marrë fëmijët, ja cila është arsyeja
October 05
18:58 2016

Angelina Jolie ka marrë kujdestarinë e plotë të 6 fëmijëve të saj. Sipas Pitt, ata kanë bërë një marrëveshje dhe kanë vendosur që fëmijët të jetojnë me Angelinën, por kujdestarinë ligjore e ndajnë së bashku.

Sipas një burimi të afërt, ata kanë bërë këtë zgjedhje sepse nuk ka kuptim që fëmijët të ndahen në dy familje. Është e vështirë që fëmijët të fillojnë një jetë të re.

Brad Pitt ra dakord me këtë marrëveshje pas dyshimeve për dhunën fizike që ka ushtruar ai pas pijes, por thuhet se kjo marrëveshje do të kishte qenë shumë e vështirë disa javë më parë.

Në kushtet e kësaj marrëveshjeje përfshihet edhe takimi i parë i Pitt me fëmijët në praninë e një psikologu.

Gjatë kësaj kohe çifti do të mendohet për të gjetur një zgjidhje pa përfshirë gjykatën./Blitz.al/

 

Shperndaje