Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brad Pitt në skenë me rrokerët e njohur. Fillimi i karrierës muzikore?

Brad Pitt në skenë me rrokerët e njohur. Fillimi i karrierës muzikore?
January 16
15:34 2017

Brad Pitt ka ndjekur të shtunën në mbrëmje një event bamirësie bashkë me rrokerët Sting dhe Chris Cornell në Malibu, rreth një javë pas daljes surprizë në “Golden Globes”.

53-vjeçari është ngjitur në skenë, ku më pas është ulur për të ndarë me të pranishmit disa histori për sa i përket jetës së tij personale dhe karrierës.

“Kur nisa karrierën time”, – ka thënë aktori i “The Fight Club”, teksa u ul këmbëkryq duke imituar Sting. “Kur nisa të bëja verë… një verë mjaft të mirë meqë ra fjala”. Më pas, ai vazhdoi duke prezantuar këngëtarin e “Dessert Rose”.

Pitt u kthye edhe njëherë në vëmendje më 8 janar, në “Golden Globes Awards”, kur prezantoi çmimin “Best Motion Picture” për “Moonlight”.

Vitin që lamë pas, ndarja e tij me Angelina Jolie u kthye në një nga ngjarjet më të përfolura e më të diskutuara të 2016-s. /Blitz.al/

bradpitt-362e6e8f-194f-460d-9930-1464d26a18ab bradpittstingchriscornell-8159484c-60b5-4b82-9848-dafaba45ea32

 

#RockforEB #bradpitt #chriscornell #sting

A video posted by Vaitiare Hirshon (@vaitiarehirshon) on

Shperndaje