Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brad Pitt letra dashurie për Jennifer Aniston, a është kjo arsyeja e divorcit?

Brad Pitt letra dashurie për Jennifer Aniston, a është kjo arsyeja e divorcit?
February 22
13:20 2018

Lajmi për ndarjen e Jennifer Anniston dhe Justin Theroux bëri një bujë të madhe në media dhe tronditi fansat e çiftit. Ata i dhanë fund martesës së tyre 2-vjeçare dhe një lidhje dashurie e cila zgjati 6 vite.

U fol shumë për arsyet e kësaj ndarje ku u tha se një ndër to mund të ketë qënë edhe Pitt por vetëm pak ditë më vone çdo gjë u hodh poshtë. Një tjetër shkak për ndarje u fol se ka qënë debati mes tyre për vendin që do të jetonin pasi Justin preferonte te ktheheshin në New York ndërsa Jennifer preferonte Los Angeles-in.

Por revista “People”  i ka dhënë një vëmendje të veçantë kësaj ndarje duke zbuluar disa detaje të rëndësishme.

Sipas burimeve që ata kanë, Aniston duket se nuk po e përballon si duhet ndarjen me Justin. Thuhet se ajo është mërzitur dhe zhgënjyer që kjo martesë nuk ka funksionuar.Ajo nuk dëshiron të dalë në takime e as të flasë për mediat. Burimi gjithashtu ka shtuar se ajo beson tek dashuria dhe dyert nuk janë mbyllur për të sepse ajo mund të përjetojë sërisht një dashuri të re ose të vjetër.

Por ajo që i ka habitur të gjithë ishte një shkrim i US Weekly ku thuhet se Justin ka gjetur disa letra dashurie që Brad Pitt i ka dërguar Aniston dhe kjo mund të jetë një nga arsyet kryesore që ka çuar çiftin e njohur drejt ndarjes.

“Ndoshta tani duhet të presim për një ribashkim mes tyre, asnjëherë nuk i dihet kur ndjenjat janë të forta dhe nuk kanë ndryshuar” ka shtuar Us Weekly.   

Komento
Shperndaje