Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brad Pitt i pafajshëm ndaj akuzave për abuzim me fëmijët

Brad Pitt i pafajshëm ndaj akuzave për abuzim me fëmijët
November 10
10:40 2016

Brad Pitt është akuzuar se është konfliktuar me të birin gjatë një udhëtimi me avion, një situatë që çoi në divorcin e çiftit më të famshëm të Hollywood-it. Pitt është hetuar nga Departamenti i Shërbimeve për Fëmijët dhe Çështjet Familjare për abuzim dhe shtatë javë pas paraqitjes së kërkesës për divorc aktori ka dalë i pafajshëm nga akuzat.

Sipas TMZ-së, nuk do të merret më asnjë veprim kundër Pitt. Jolie dhe Pitt kanë arritur një marrëveshje të përbashkët në lidhje me kujdestarinë e gjashtë fëmijëve, të cilët do të rrinë me Angelinën. Aktori do të vijojë vizitat terapeutike me fëmijët.  Ky vendim është përcaktuar nga profesionistët e kujdesit ndaj fëmijëve, të cilët kanë menduar se kjo është zgjidhja më e mirë për ta. “Ne besojmë se të gjitha palët janë të angazhuara për ripërtëritjen e familjes dhe kërkojnë mirëkuptimin tuaj gjatë kësaj kohe të vështirë”,- ka thënë një zëdhënës i aktorit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje