Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brad Pitt feston Krishtlindjen me fëmijët

Brad Pitt feston Krishtlindjen me fëmijët
December 29
12:05 2016

Brad Pitt i ka festuar Krishtlindjen me fëmijët e tij.  Një burim për “Us Weekly” ka treguar se festat e kanë bashkuar aktorin e njohur me fëmijët e tij, edhe pse ai dhe Angelina Jolie janë në proces divorci.  Sipas tyre, ka qenë pikërisht Jolie ajo që  ka bërë bashkë familjen.

Bashkë me ta ka qenë edhe një terapist.  Që prej muajit shtator, një nga çiftet më të përfolura të Hollywood është përballur me njëri-tjetrin në gjykatë pas një incidenti të ndodhur mes Pitt dhe djalit të tij në avion, që ishte dhe shkaku kryesor i ndarjes së tyre.

Në një dokument të gjykatës thuhej se Jolie ishte shprehur në një deklaratë të sajën se Pitt nuk kishte interes ndaj fëmijëve. Prej disa javësh aktori i njohur me urdhër gjykate ka të drejtë t’i takojë fëmijët vetëm në prezencën e një terapisti. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje