Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brad Pitt do t’i takojë fëmijët në praninë e një terapisti

Brad Pitt do t’i takojë fëmijët në praninë e një terapisti
October 14
14:02 2016

Brad Pitt ka takuar fëmijët e tij për herë të parë që nga dita kur ai dhe Angelina Jolie lajmëruan divorcin e tyre.

Pitt i ka vizituar ata në datën 8 tetor në praninë e një shoqëruesi dhe jo të gjithë fëmijët ishin të pranishëm në këtë takim.

Ky lajm vjen rreth një javë më vonë pasi u bë publik lajmi i një marrëveshjeje të kujdestarisë së përkohshme, në të cilën thuhej se gjashtë fëmijët e çiftit do të rrinin me aktoren ndërkohë që Pitt fitoi të drejtën për t’i takuar.  Një burim ka konfirmuar  se të dy prindërit kanë rënë dakord të marrin pjesë në  këshillime individuale. Pitt do t’i takojë fëmijët nën shoqërinë e një terapisti, edhe pse asgjë nuk është mandatuar  për mbikëqyrjen ose monitorimin.

Aktori  vullnetarisht u është nënshtruar testeve të alkoolit dhe drogës, edhe pse nuk ishte kërkuar.

“Ai me të vërtetë dëshiron të shohë fëmijët dhe të arrijë një marrëveshje që do të jetë edhe më e mira për ta”,- ka treguar një burim.  /Blitz.al/

Shperndaje