Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brad Pitt bie në peshë, çfarë po ndodh me të?

April 21
13:20 2017

Gjatë fundjavës Brad Pitt është shfaqur në rrugët e Los Anxhelosit me një rënie drastike në peshë.

Ai është fotografuar jashtë studios së skulptorit Thomas Houseado, ku ka qenë duke punuar për një skulpturë. Thuhet që pas ndarjes nga Angelina, aktori ka rënë në peshë për shkak të stresit. Burime pranë yllit hollivudian kanë thënë se Brad Pitt është duke e rimarrë veten dhe po kujdeset me mënyrën e të ushqyerit.

“Ai është duke iu përkushtuar një jetese të mirë, ha shëndetshëm dhe bën stërvitje”, –shtojnë ata.

Por mund të themi se pamja e re mund të jetë edhe një përgatitje për rolin e tij të ardhshëm në “Ad Astra”./Blitz.al/

 

Shperndaje