Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brad Pit dhe Angelina Jolie shesin shtëpinë në New Orleans

Brad Pit dhe Angelina Jolie shesin shtëpinë në New Orleans
October 29
17:25 2016

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë shitur shtëpinë e tyre në New Orleans. Sipas dokumenteve të dorëzuara rezulton se shtëpia është shitur me një vlerë prej 4.9 milionë $.

Pitt dhe Jolie e kanë blerë shtëpinë në vitin 2007, pas uraganit Katrina, për 3.5 milionë $.

Çifti tashmë i ndarë e bleu shtëpinë pasi Pitt themeloi fondacionin për mirëmbajtjen e shtëpive në New Orleans pas uraganit.

Shtëpia 3 katëshe ishte ndërtuar në 1830-n me një sipërfaqe prej 7645 m dhe ka 5 dhoma gjumi, tri banja dhe dy para banja.

Agjentja e shitjeve në New Orleans ka konfirmuar shitjen dhe thotë: “Shtëpia është shitur për një çmim shumë të mirë. Kjo është një marrëveshje mes dy palëve dhe ata janë të kënaqur me rezultatin”./Blitz.al/

pitt-jolie-housejpg-c495ae5b56a0730c

Komento
Shperndaje