Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bora Zemani nuk do të jetë sezonin e ri në Digitalb. Moderatorja përplaset me drejtuesit

Bora Zemani nuk do të jetë sezonin e ri në Digitalb. Moderatorja përplaset me drejtuesit
July 12
22:46 2018

Bora Zemani ka qenë sot e ftuar në “Top Arena” për të folur për sfidat e këtij kampionati botëror, finalen e madhe dhe blerjen më të re të Juventusit Cristiano Ronaldo. Një rubrikë e veccantë e këtij emisioni është intervista me të ftuarin në të cilën përballë pyetjeve të Edi Manushit është ulur Bora Zemani.

Manushi e ka pyetur Borën nëse ajo do të ndërrojë stacion televiziv sezonin e ardhshëm dhe përgjigja e moderatores ka zbuluar një të fshehtë.

“Profesion nuk do të ndërrojë njëherë, me politikë nuk do merrem.”- është shprehur moderatorja. Me anë të kësaj pyetjeje Bora në një farë mënyre nuk e ka mohuar faktin se sezonin e ardhshëm mund të mos jetë në Digitalb.

Burime për Blitz.al kanë treguar se marrëdhëniet mes saj dhe drejtuesve nuk janë më të mirat e mundshme kohët e fundit.  Thuhet se Bora është konfiktuar me punëdhënësit e saj pasi ka pranuar të prezantojë eventin sportiv të organizuar nga Bashkia në Sheshin Skënderbej pa miratimin e tyre. E pikërisht kjo përplasje mes Borës dhe drejtuesve të Digitalb sipas burimit thuhet se ka përfunduar me perjashtimin e Borës nga ky televizion.

Pikërisht kjo pyetje e dhënë sot në Top Arena është në një farë mënyre një konfirmim i asaj cfarë thuhet: Bora Zemani nuk do të jetë sezonin e ri në Digitalb!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje