Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bora Zemani ka një talent të pazbuluar

Bora Zemani ka një talent të pazbuluar
September 11
13:08 2016

Bora Zemani është një nga moderatoret më simpatike të ekranit shqiptar.

Tashmë nënë e një djali çamarrok, prezantuesja ndan shpesh me ndjekësit e saj të Instagram-it momente të veçanta me të birin. Në një video të postuar para pak orësh, Bora tregon se çfarë bëjnë ajo dhe Arbori në studion e babit, DJ-t të njohur VinVeli, ndërkohë që ai punon shumë rehat.  Moderatorja shfaqet duke kënduar acapella  “Dua më shumë Shqipërinë” e duhet thënë se këndon shumë bukur. Pjesë e performancës ka qenë edhe vogëlushi, i cili, si të gjithë fëmijët në këtë moshë, trazon gjithçka që gjen përpara, por që në fund ka gjithnjë nevojë për ndihmën e mamit.

“Ja çfarë bëjnë mami dhe çuni te studioja e babit. Babi punon shumë rehat sa herë jemi ne aty”,- shkruan moderatorja bashkangjitur videos.

Borën e kemi parë në shumë role, aktualisht si moderatore sporti në Digitalb, si aktore në “Pa limit” e dikur në pozicionin e velinës në “Fiks fare”. Megjithatë, një gjë është e sigurt, nëse ajo do t’i hyjë muzikës nuk do të cilësohej vetëm si bukuroshe./Blitz.al/

Komento
Shperndaje