Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bora Zemani dhe binjakët e “Al Pazar” prezantojnë “3shat” në Vizion Plus

Bora Zemani dhe binjakët e “Al Pazar” prezantojnë “3shat” në Vizion Plus
June 11
19:48 2019

Prej kohësh flitej se Bora Zemani bashkë me binjakët e “Al Pazar”, Romeo dhe Donald Veshaj do të rikthehej në ekran me një produksion të ri.

Më në fund është bërë e ditur se treshja do të sjellin “3shat”, një emision humori por edhe intervistash , shumë shpejt.

Ata kanë publikuar promon e emisionit në të cilën bëhet e ditur se “3shat” do të shfaqet në Vizion Plus dhe Tring, çdo të premte.

Nuk mbetet veçse të presim fillimin e këtij programi i cili nis trasmetimin në një kohë kur shumica e emisioneve mbyllin sezonin. Doni apo nuk doni, do të thotë që do e shikoni./Blitz.al/

Komento
Shperndaje