Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bora Kokëdhima është fejuar, por në jetën e saj ka vetëm një mbret

September 19
13:48 2016

­­ Bora Kokëdhima është fejuar këtë fundjavë në një ceremoni private në jug të vendit, në Qeparo. Bora ka konkretizuar marrëdhënien me të dashurin, megjithatë në jetën e saj, siç edhe ajo thotë, ka vetëm një mbret. Stilistja ka shpërndarë në Instagram një foto gjatë ceremonisë së fejesës, ku krah saj shfaqet babai i saj, deputeti dhe biznesmeni Koço Kokëdhima. Figura e babait në jetën e vajzave ka një rol të rëndësishëm dhe pikërisht këtë ka dëshmuar edhe Bora nëpërmjet këtij dedikimi:

“Unë e gjeta princin tim, por ti gjithnjë do të mbetesh mbreti im”,- shkruan ajo në Instagram.

Ata shfaqen duke u përqafuar në foto, një moment shumë i veçantë i marrëdhënies babë e bijë./Blitz.al/

Shperndaje