Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

BOOM në mediat rozë italiane! Belen Rodriguez tradhton Iannonen, rikthehet në krahët e ish-bashkëshortit?

BOOM në mediat rozë italiane! Belen Rodriguez tradhton Iannonen, rikthehet në krahët e ish-bashkëshortit?
August 04
12:12 2017

Sikur të mos mjaftonin temperaturat shumë të larta që natyra i ka rezervuar kontinentit europian këto javë, ja ku vjen dhe një lajm nga showbiz-i italian që i lë të gjithë gojëhapur.

Jashtë çdo hamendësimi, flitet se showgirl-i seksi Belen Rodriguez dhe ish-bashkëshorti i saj Stefano De Martino janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Ai që hedh këtë “bombë” të medias rozë në Itali është gazetari Giovanni Ciacci, i njohur si Gio Gio di Detto Fatto, i cili për Radio Deejay është shprehur se dy të rinjtë kanë gjetur paqen në Ibiza.

Nga ana tjetër, gojët e liga shprehen se tashmë marrëdhënia e Belen me pilotin e Moto GP, Andrea Iannone, është prishur.

“Dëgjoj që merren me shumë lajme rrotull, por nuk përqendrohen te LAJMI! Po ndodh ajo që të gjithë ne që merremi me gazetari rozë kemi disa muaj që e presim. Pasi u kthye nga fushata reklamuese që bëri në Los Angeles, Belen përfundoi në krahët e Stefanos, i cili po e priste me djalin, Santiago. Është e qartë që ata janë afruar shumë dhe brenda muajit gusht do ta japin vetë lajmin bombastik”, – shprehet gazetari Ciacci.

Shpesh në botën e showbiz-it thashethemet rezultojnë të kenë qenë fjalë boshe, por me siguri Ciacci ka burimet e tij që e bëjnë të flasë me kaq bindje.

E pra, një lajm shumë i mirë ky për Santiagon e vogël në radhë të parë, si dhe për fansat e përbashkët të dyshes, të cilët u mërzitën shumë në kohën kur Belen e Stefano vendosën të shkëpusnin marrëdhënien e tyre. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje