Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Boom” largimesh në “Al Pazar”! Ja personazhet që nuk do të shikoni sezonin e ardhshëm

“Boom” largimesh në “Al Pazar”! Ja personazhet që nuk do të shikoni sezonin e ardhshëm
July 26
17:16 2017

“Al Pazar”, programi i humorit që drejtohet nga aktori i njohur Agron Llakaj, do të pësojë një sërë ndryshimesh sezonin e ardhshëm.

Burime pranë “Al Pazar” kanë treguar për Blitz.al se në sezonin e ardhshëm dy aktoret në rolin e Sanos dhe Lemes nuk do të jenë më pjesë e këtij show humoristik.

Nuk dihet ende nëse këto personazhe do të zëvendësohen  nga të tjerë aktorë, por një gjë është e sigurt: aktoret që i kanë interpretuar nuk do të jenë më pjesë e ekipit të Llakajt.

Edhe gjatë sezonit të ri, komediani dhe producenti i “Al Pazar” do të ketë pjesë të stafit bashkëpunëtorin e vjetër, Behar Mera, dy vëllezërit vlonjatë, Romeo dhe Donald Veshaj, Xheni Hallullin etj., duke mos harruar gjithashtu edhe rolet e tij të jashtëzakonshme si Aneja, znj. Lira, ish-kryeministrin Berisha etj. /Blitz.al/

Share