Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

BOOM, Enca plas bombën e radhës!

BOOM,  Enca plas bombën e radhës!
March 21
20:41 2016

Nuk është lajm nga ata të kronikës së zezë me të cilët jemi mësuar përditë. Mos u trembni nga një BOOM… ose më saktë dy.

Kjo është mënyra bombastike që ka zgjedhur këngëtarja e shumëpërfolur Enca për të lajmëruar ndjekësit në Instagram për këngën më të re. Nëpërmjet një videoje, e veshur seksi, bionde, Enca na tregon të gjithëve se shumë shpejt do të mund të dëgjojmë këngën “Dreq” dhe shprehet krenare për grupin e saj të bashkëpunëtorëve.

Me siguri ndjekësit e saj do të jenë shumë të lumtur nga ky lajm, jo vetëm për këngën që pritet të dalë, por edhe për mënyrën se si këngëtarja ua shet “produktin” ende pa dalë në treg!

Enca, o dreq! Sikur herë tjetër të dëgjonim dy nota të këngës së re në vend që të na trembësh me “bombat” e fillimvideos?

Shperndaje