Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bombaj-Stresit: “Ti ma di shtëpinë, eja me prindërit”

Bombaj-Stresit: “Ti ma di shtëpinë, eja me prindërit”
April 16
09:32 2017

Vetëm pak javë më parë, Stresi dhe Leonard Bombaj u konfliktuan sërish pas përplasjes vite më parë për çështjen e përdhunimit të Ajsit. Reperi i hodhi aktorit një kovë me ujë gjatë provave që ai po bënte për vendosjen e rekordit “Guinness”.

I pyetur mbi këtë në “Xing me Ermalin” dhe se çfarë kishte për t’i thënë reperit për këtë gjest dhe faktit që në një intervistë Stresi ka thënë që do ta ketë atë mik,  aktori u shpreh: “Meqenëse ai ka shprehur dëshirën të më ketë mik, dua ta ftoj Stresin të vijë në shtëpinë time, por me prindërit ama, jo vetëm. Ai ma di shtëpinë sepse ka ardhur edhe herë tjetër. Aty mund të flasim”.

Bombaj dhe Stresi bashkë me Ajsi Xhaxhajn i janë rikthyer së fundmi konfliktit të tyre të vjetër dhe kanë shpjeguar edhe njëherë atë që ka ndodhur 7 vjet më parë.

Edhe pse koha ka kaluar, duket se plagët nuk janë shëruar. /Blitz.al/

Shperndaje