Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bojken Lako i beson vetëm Semit…

Bojken Lako i beson vetëm Semit…
November 27
10:40 2016

Bojken Lako është një ndër artistët e parë që ka lëvruar rrymën e rrok-alternativ në Shqipëri.

Shumëkush kujton se dalja e parë e artistit të mirënjohur ka qenë me këngën “Asgjë e largët” ( në vitin 1999), por gaboheni.

Në vitin 1993, Bojken Lako ishte solisti i grupit “The fish hook” që gjithashtu ishin të parët që lançuan një album në anglisht, kushtuar legjendës së muzikës John Lennon.

Një nga këngët e këtij grupi, ” My king” (shkëputur nga albumi “King of beers), e risolli gjatë koncertit simfonik për legjendat e rrokut shqiptar partnerja e këngëtarit, Semi Jaupaj.

E njohur për zërin e saj potent, ajo na rikujtoi edhe njëherë një nga këngët e para të karrierës së dashurisë së saj. E në fakt kush më mirë se ajo do ta këndonte këngën e rrokerit më “in” shqiptar të viteve ’90!/ Blitz.al

image

image image

Komento
Shperndaje