Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bojken Lako dhe Vin Veli, tanimë në Itunes, Spotify…

Bojken Lako dhe Vin Veli, tanimë në Itunes, Spotify…
May 18
17:11 2016

Listës së artistëve shqiptarë që kanë kaluar muzikën e tyre jashtë kufijve të vendit tonë tashmë i është shtuar edhe Bojken Lako dhe DJ e producenti Vin Veli.

Ditën e hënë, më 16 maj, ka nisur shpërndarja e “Të ndiej”, një bashkëpunim mes Bojken Lakos dhe DJ Vin Velit, nëpër portale të ndryshme në Europë e botë. Kënga është mbështetur nga kompania muzikore “360m Records”, e cila i ka artistët në patronazh. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtari, i cili ka përdorur rrjetet sociale për ta ndarë këtë lajm me dashamirësit e tij.
Blitz.al ka kontaktuar edhe me producentin Vin Veli për të mësuar më shumë rreth projektit të tyre.

“Kënga është e zhanrit elektropop dhe aktualisht gjendet në mbi 2000 portale, ndër të cilat Spotify, Amazon dhe Itunes”, – ka thënë DJ i njohur për Blitz.al
Gjithashtu ai ka shtuar se shumë shpejt do të vijë edhe me një videoklip. Vin Veli ka bashkëpunuar më parë edhe me artistë të tjerë, por këtë produksion e bën të veçantë fakti që Bojken Lako do të vijë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim më parë.

Nëse akoma nuk e keni blerë këngën në dyqanet dixhitale, ç’po prisni?

 

Etiketimet
Shperndaje