Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Bodyguardi” special i Çiljetës

“Bodyguardi” special i Çiljetës
July 30
12:31 2017

Tashmë që ka nisur sezoni veror, disa prej këngëtarëve më të pëlqyer në Shqipëri zgjedhin resorte të ndryshme në vend për të kënaqur ndjekësit e tyre.

Në më të shumtat e rasteve, këngëtarët shkojnë vetë për të kënduar apo të shoqëruar nga miqtë e tyre apo partnerët.

Por duket se për Çiljetën, shoqëruesi i saj special dhe “bodyguardi” i veçantë është vogëlushi i këngëtares, Fernando.

Këtë herë Çiljetës i është dashur të bëjë të dyja rolet njëkohësisht, pasi përpos koncertit ajo është kujdesur edhe për djalin e vogël.

Në videon e transmetuar në Instastory, Fernando duket përgjumësh në orët e vona të natës, por gjithsesi i pagjumë përkrah nënës së tij shembullore, Çiljetës.

Me këtë veprim, këngëtarja tregon edhe njëherë tjetër se është këngëtare dhe nënë shembullore, që bën edhe punën, edhe kujdeset për vogëlushin e saj. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje