Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Bob Dylan merr zyrtarisht çmimin Nobel!

Bob Dylan merr zyrtarisht çmimin Nobel!
April 02
13:10 2017

Këngëtari i njohur, Bob Dylan ka marrë zyrtarisht çmimin Nobel për Letërsinë këtë fundjavë në Stokholm.
Lajmi është bërë i ditur nga një deklaratë e kryetarit të Akademisë së Nobel në kryeqytetin suedez, në të cilin thuhej se Dylan ka marrë çmimin në një ceremoni private.
Kjo ndodhi 5 muaj pasi këngëtari u shpall fitues dhe 2 muaj pas ceremonisë zyrtare, ku Bob mungoi për arsye personale.
Këtë fundjavë, ai ndodhej në Stokholm për të mbajtur 2 koncerte, kështu që organizatorët e ceremonisë u rimblodhën për të dorëzuar çmimin prestigjoz.
Nuk dihet akoma se çfarë ka thënë Dylan për këtë, pasi mediat daneze shkruajnë se në ceremoni nuk është pranuar asnjë kamera./Blitz.al/

Share