Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blue Ivy është më shumë se gati për të qenë motra e madhe

Blue Ivy është më shumë se gati për të qenë motra e madhe
April 03
11:16 2017

Beyonce pa diskutim është një nga gratë më të bukura dhe seksi të showbiz-it dhe është akoma edhe më rrëzëllitëse tashmë që është në pritje të binjakëve të saj. Vogëlushja e çiftit të njohur të muzikës, Blue Ivy, duket se mezi po i pret bebushët që do të lindin shumë shpejt. Brenda pak javësh ajo do të marrë rolin e motrës së madhe, një status që 5-vjeçarja po e pret me shumë entuziazëm.

Këngëtarja e hitit “Lemonade” ditën e djeshme ka postuar në Instagram një kolazh fotosh në një prej të cilave shfaqet Blue Ivy duke përqafuar barkun e rrumbullakosur të mamit të saj. Në fotot e tjera, Beyonce shfaqet shumë seksi dhe shkëlqen e veshur me një fustan blu, i cili ia shton edhe më shumë nurin e shtatzënisë. Së fundmi këngëtarja e njohur është zgjedhur si një nga zërat që do të interpretojë në filmin e animuar “Mbreti Luan”, ku ajo do të dublojë  Nala-n, vajzën e mbretit. Me shumë mundësi fëmijët e saj do të jenë shumë krenarë për mamin e tyre kur ta dëgjojnë sa herë të shohin filmin  e animuar./Blitz.al/

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

Shperndaje