Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bloom-Gomez-Bieber-Perry, ç’po ndodh në Hollivud?

Bloom-Gomez-Bieber-Perry, ç’po ndodh në Hollivud?
May 12
16:57 2016

Fotot e postuara pak ditë më parë, në të cilat shfaqen Selena Gomez dhe Orlando Bloom shumë pranë njëri- tjetrit, kanë shkaktuar paqartësi lidhur me marrëdhënien e tyre. Kjo pasi Selena flitet për një lidhje me Justin Bieber, kurse Bloom me Katy Perry-n.

Ne do t’jua shuajmë këtë paqartësi duke ju treguar historikun e përmbledhur të “kuartetit”: Bloom-Perry-Gomez-Bieber.

Bloom dhe Gomez janë shfaqur për herë të parë për publikun së bashku në mars të vitit 2014 për konferencën e “We Day California”. Në atë kohë, Bloom ishte ndarë nga ish-bashkëshortja, Miranda Kerr, kurse Selena ishte duke u përpjekur të rikthehej me Bieber.

Përveç kësaj, Selena dhe Orlando janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në prill të po atij viti, gjatë një “stand-up comedy”, duke i nxitur më shumë spekulimet mbi një lidhje mes tyre. Por pak muaj më pas, nëpër media qarkulloi lajmi se aktori ishte lidhur me modelen Laura Paine. Ishte ish-bashkëshortja e Bloom, Miranda Kerr, ajo që hodhi poshtë këtë gjë duke thënë se ata të dy ishin thjesht miq.

Në shkurt të vitit 2015, Selena Gomez, Miranda Kerr dhe Orlando Bloom janë parë së bashku në festën pas ndarjes së çmimeve Oscar.

Ndërkohë, Bieber dhe Kerr u përfolën për një marrëdhënie mes tyre edhe në periudhën kur Kerr ishte e martuar me Bloom dhe kjo gjë solli incidente mes aktorit dhe këngëtarit.

Bloom nga ana tjetër shoqërohej nga Katy Perry në shumë evente, duke na lënë përshtypjen e një lidhjeje mes të dyve, gjë që u “mbështet” edhe nga dedikimet që Perry i bënte Bloom-it në këngët e koncertet e saj.

E gjithë kjo histori ka bërë që Hollivudi të ziejë nga lajmet dhe kjo jo pa shkak. Gomez është pjesë e të ashtuquajturës “Taylor Swift Squad”, kurse Perry është një “armike e përbetuar” e Swift, ç’ka i rëndon akoma më shumë gjërat.

Se ç’do të ndodhë në episodin tjetër të serialit me emrin Hollivud duhet thjesht të presim.

Komento