Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blogger-ja në Youtube alarmon rrjetin. Ndjekësit: “Është në rrezik!”

Blogger-ja në Youtube alarmon rrjetin. Ndjekësit: “Është në rrezik!”
July 27
17:05 2016

 

 

 

Marina Rose Joyce është një blogger-e në Youtube e njohur nga adoleshentët në mbarë botën.

Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur.

Por mbrëmjen e kaluar një seri statusesh në Twitter nga përdorues të zakonshëm kanë bërë me dije se Marina është në rrezik, pasi po mbahet peng nga i dashuri i saj dhe po abuzohet fizikisht, mendërisht dhe seksualisht me të.

Kjo pasi në një video të postuar nga Joyce, krahu i saj është i nxirë, në këmbë ka shenja zinxhirësh dhe sjellja është e çrregullt. Mijëra statuse në Twitter vërshuan nga përdorues të rrjetit social duke lajmëruar se ajo është në rrezik. Pas kësaj, blogger-ja shkroi një status ku thoshte se ishte mirë, por kjo nuk i qetësoi ndjekësit e saj.

Pak orë më pas, Rose ka postuar një video ku i fton të gjithë ndjekësit e saj të shkojnë në festën e organizuar nga vetë ajo në shtëpinë e saj.

Daz Black, një blogger në Twitter, ka shkruar tre statuse ku thotë se ka lajmëruar policinë dhe ajo është mirë si zakonisht. Por pas pak orësh, Black ka postuar në Twitter duke thënë: “Ju lutem, mos shkoni në festën e Marinës! Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos u shfaqni te takimi i saj. Lajmëroni policinë dhe lejoni ata të merren me këtë punë”.

Pavarësisht kësaj, disa ndjekës kanë shkuar në shtëpinë e Marinës pas statusit të Black, por shtëpia ishte bosh. Lind pyetja: “Ku i bën videot Marina?”.

Blogger-ja ka postuar sërish video të tjera, të cilat kanë shtuar akoma më shumë dyshimet se Marina po mbahet peng. Përsëritje të fjalëve të veta (gjë anormale për një blogger-e Youtube-i), vështrim i frikësuar, madje nëse mund të zmadhojmë pamjen e syve të blogger-es mund të dallojmë dikë të paidentifikuar në reflektimin e syve, një armë gjahu në cep të dhomës, kërcitje të dhëmbëve gjatë monologut. Këto janë disa nga shenjat që provojnë se diçka nuk shkon me të.

Disa ndjekës në Twitter kanë arritur të zbulojnë edhe disa shenja ku Rose kërkon ndihmë nëpërmjet sinjaleve të fshehta. Madje, në një “livestream” Marina dukej sikur sa po fillonte të shpjegohej, por transmetimi u ndërpre. Nëse do të thoshte se e gjitha është lojë, pse duhej ta ndërpriste transmetimin?

Nuk e dimë ç’po ndodh në të vërtetë me blogger-en e re, por është një histori tepër e frikshme nëse është reale. /Blitz.al/

 

 

“Help me!” – dëgjohet të thotë Marina kur tështin.

Dikush është pas derës..

Shperndaje