Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blogerja e njohur lë përfundimisht Shqipërinë, dhe për këtë ka një arsye të fortë

Blogerja e njohur lë përfundimisht Shqipërinë, dhe për këtë ka një arsye të fortë
September 14
16:48 2018

Ajo është një nga blogeret më të njohura në vendin tonë e cila vetëm pak kohë më parë solli në jetë vajzën e saj të tretë Brooklyn Damar në SHBA.

Duket se nuk ka qenë vetëm kjo arsyeja e largimit të saj drejt New York-ut sepse Estela së bashku me partnerin dhe vajzat e saj kanë vendosur të largohen përfundimisht nga Shqipëria dhe këtë e ka bërë të ditur vetë ajo. Në një postim në blogun e saj, Estela shkruan se një ndër motivet kryesore ka qenë një e ardhme më e mirë për fëmijët e saj edhe pse fillimi mund të jetë i vështirë. Por ajo ka treguar se nuk do të ndalet me postimet e saj dhe këshillat që blogerja ka për ndjekësit.

Postimi i plotë i Estelës:

“Përshëndetje miq, duhet të jem e sinqertë me ju që në Neë York nuk jam për NYFW por për një të ardhme më të mirë për fëmijët. Edhe pse fillimi pritet të jetë i vështirë unë nuk kam ndërmend të dorëzohem, ndaj do më duroni dhe këtej me postime simpatike. Siç është ky i rradhës. Më besoni që kjo nuk është pamja e zakonshme këtu do flaşım për të gjitha, por le të themi është zgjedhja ime e parë. Kjo është lagjia ku jetoj dhe fotot janë realizuar me Lorest ndaj mendoj se hapin e parë e bëmë. Ju përshëndesim nga NY dhe shihemi në postimin tjetër. Ah po tani duhet të filloj të postoj dhe në anglisht”,– ka përfunduar Estela.

/Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje