Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blogerja e njohur hedh poshtë zërat: “Jam 100% natyrale!”

July 08
12:59 2016

Armina Mevlani - Instagram

Duke qenë se kohët e fundit personazhet publike shqiptare janë vënë në “shënjestër” për sa u përket ndërhyrjeve kirurgjikale për të përmirësuar format trupore apo tipare të fytyrës, këtyre të fundit u duhet shpeshherë të konfirmojnë apo hedhin poshtë këto fjalë. Pikërisht këtë gjë ka vendosur të bëjë sot modelja dhe blogerja Armina Mevlani në një postim në llogarinë e saj në Instagram vetëm pak minuta më parë.

“Për të gjithë ata që më pyesin dhe më shkruajnë mesazhe, unë jam 100% natyrale dhe nuk kam botoks. Kurrë nuk do të vendosja botoks! E vetmja gjë që bëj me fytyrën time janë trajtimet me kremra dhe masazhe”, – ka shkruar ajo duke hedhur poshtë kështu të gjitha dyshimet e njerëzve.

Duhet theksuar se Armina Mevlani është ftuar disa herë si imazh edhe në kompanitë e huaja dhe tiparet e saj të fytyrës dhe linjat e trupit pëlqehen. Thënë këtë, natyraliteti është një vlerë e shtuar te modelja.

Komento
Shperndaje