Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bllofi i Ariana Grande-s në Instagram

Bllofi i Ariana Grande-s në Instagram
July 28
18:51 2016

 

Siç e dimë, MTV VMA-s shpalli nominimet para dy ditësh për 16 kategoritë e vlerësimit.

Pas kësaj, shumica e këngëtarëve shtuan një tjetër fjali në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku kërkojnë që fansat t’i votojnë në site-n e MTV-së.

Një nga këta artistë është edhe Ariana Grande, e cila ka postuar një foto në Instagram, ku përveçse falënderon MTV-në, kërkon edhe votat e fansave për kategoritë e nominuara.

“Best Female Video”, “Best Collaboration”, “Best Pop Video”, “Best Cinematography” dhe “Best Editing” janë 5 kategoritë ku Ariana konkurron këtë vit. Deri këtu nuk ka asgjë të gabuar.

Por Ariana apo stafi i saj, mesa duket, nuk e di që 2 nga këto kategori, “Best Cinematography” dhe “Best Editing” nuk janë të hapura për votim për fansat, por vetëm për MTV-në.

Prandaj, fansa të Ariana-s, qetësohuni dhe votoni vetëm tri kategoritë e para, të tjerat lërjani MTV-së. /Blitz.al/

 

 

Shperndaje