Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blerina Bombaj tregon eksperiencën që shumëkush do ta fshihte

Blerina Bombaj tregon eksperiencën që shumëkush do ta fshihte
September 24
10:33 2016

Që puna nuk është turp apo ndonjë eksperiencë për t’u fshehur, kjo është e ditur.

Të njëjtin mendim ka edhe dietologia e njohur, Blerina Bombaj, e cila ka shpërndarë në Facebook një foto duke darkuar me bashkëshortin e saj në Athinë.

“Në lokalin ku kam punuar si kameriere për gjatë gjithë kohës së studimeve të larta në Athinë”, – shkruan Bombaj.

Teksa një pjesë e konsiderueshme e personazheve publike synojnë të fshehin eksperiencat e mëparshme të punës si kamerierë apo zanate ngjashme e përpiqen të japin idenë e një luksi, që i ka ndjekur gjatë gjithë jetës, Blerina ka treguar se nuk e ka problem të tregojë se dikur ka punuar si kameriere për të mbuluar shpenzimet universitare.

Ne mund të themi vetëm: Bravo! /Blitz.al/

Shperndaje